Grezda debuton mes duartrokitjesh në stadiumin ku Skocia mundi Shqipërinë
Eros Grezda ka debutuar me skuadrën skoceze të Rangers, duke u pritur mes duartrokitjesh nga tifozët e tij. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 77-të të takimit, në stadiumin u mund Shqipëria ndaj Skocisë përpara pak ditësh, në “Hampden Park”.
Në ato pak minuta të luajtura ndaj Dundes, futbollisti i kombëtares nuk ka pasur mundësinë e duhur për të treguar vlerën e tij. Gjithsesi trajneri Gerrard ka shumë besim në vlerat e futbollistit shqiptar, pasi e ka aktivizuar edhe pse nuk është në formën e tij më të mirë.
Në javët në vijim sulmuesi shqiptar do të ketë edhe më shumë hapësira, pse jo për të lënë gjurmë me ndonjë gol.
KOHA JONË SONDAZH

