Grezda flet për herë të parë si lojtar i Rangers: I lumtur për ambientin që kam gjetur (VIDEO)
Disa ditë pasi mbylli transferimin e bujshëm te Rangers, Eros Grezda është gati për të treguar vlerat e tij në ekipin e ri. Për herë të parë mesfushori gjakovar ka folur për mediet në një konferencë për shtyp. Ai tha se është shumë i lumtur për këtë transferim dhe se po përpiqet që të ambientohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“U bënë dy javë që jam këtu dhe jam shumë i lumtur për ambientin që kam gjetur. Stafi dhe të gjithë janë shumë profesional dhe po ambientohem shumë mirë më ta. Edhe me skuadrën po ambientohem gjithashtu, ata janë treguar shumë mirëpritës me mua dhe unë argëtohem shumë duke luajtur me ta.”- u shpreh sulmuesi shqiptar.
Më tej mesfushori i avancuar i kombëtares shqiptare deklaroi se ndihmohet shumë nga shokët e skuadrës në lidhje me ambientimin.
“Po ata më kanë ndihmuar dhe unë në fakt i kam pyetur shumë për të mësuar më shumë stilin e lojës dhe ata janë treguar të gatshëm gjithmonë. Ashtu siç e tha edhe trajneri nuk jam ende aty ku duhet, por po punoj fort që të arrij formën time më të mirë. Jam duke punuar shumë fortë dhe bashkë me stafin do të shikojmë nëse do të jem në stolin e rezervave”, tha Grezda.
KOHA JONË SONDAZH

