Grezda: I lumtur te Rangers, por nuk më pëlqen vetëm një gjë (VIDEO)
Eros Grezda u transferua në ditën e fundit të merkatos te skuadra e Rangers, teksa deri më tani ka zhvilluar vetëm 667 minuta, duke shënuar 2 gola, në fitoren e thellë 7-1 kundër Motherëell. Faqja e klubit së fundmi ka publikuar intervistën me sulmuesin e kombëtares sonë.
“Jam vërtet shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e Rangers-it. Mua më pëlqen gjithçka që është këtu, duke nisur nga klubi, stafi teknik, lojtarët, tifozët dhe qyteti.
Ushqimi dhe restorantet janë një pjesë tjetër, që dua ta veçoj dhe më pëlqejnë këtu. E vetmja gjë që nuk është e mirë për mua, janë kushtet atmosferike. Megjithatë, kam filluar të mësohem edhe me to”, u shpreh Grezda.
KOHA JONË SONDAZH

