Grezda i përgjigjet trajnerit Reja: S’kam marrë asnjë ftesë apo telefonatë!

Eros Grezda ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas deklaratave të trajnerit Edy Reja se sulmuesi kishte refuzuar më parë grumbullimin në kombëtare. Sulmuesi këmbëngulë se kjo gjë nuk është e vërtet dhe së fundmi nuk ka marrë asnjë ftesë.

 

“Për korrektësi dhe për informimin e saktë të gjithë tifozëve, më duhet të sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim. Për grumbullimin e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, unë s’kam marr asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajneri i kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa më përket mua personalisht, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i gatshëm të përfaqësoj popullin tim dhe të mbroj ngjyrat kuq e zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forca Shqipëri”, ka shkruar sulmuesi që është pjesë e Rangers në Skoci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?