Grezda: Ndaj Izraelit duhet vëmendje, fola me Gerrard-in para se të vija
Kombëtarja shqiptare të dielën do të luajë ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve përballë skuadrës së Izraelit. Ndërsa përpara mediave dhe gazetarëve në konferencë për shtyp ka folur dhe Eros Grezda, i cili shprehur besimin për një rezultat pozitiv.
“Pozicioni im është në krah. Nuk u ndjeva mirë për rezultatin. Trajneri e di më mirë nëse do të luaj me 3 apo 4, do të jap maksimumin gjithmonë. Nuk varet vetëm nga trajneri, sepse kemi lojtarë të dëmtuar si Roshi e Sadiku. Ne duhet të përshtatemi me këto. Të ishin ata do të ishte e qartë kush do të luante. Dëmtimi? Po rashë keq, por do të jem gati, edhe pse kisha dhimbje. Mbrojtësi ishte pas meje dhe intensiteti i shtyrjes ishte shumë i lartë. Besoj se ishte penallti.
Sfida me Izraelin? Kanë kualitet dhe duhet të jemi të vëmendshëm. Do të kemi më shumë hapësira sesa kishim me Jordaninë. Jam optimist sepse kemi një grup të mirë. Do të rikthehen disa lojtarë që pushuan. Jemi në formë të mirë. Po të përsërisim atë ndeshje do të bëjmë mirë.
Eksperienca në Skoci? Kam folur me Gerrardi-n para se të vija këtu dhe më tha do më thuash nëse ‘je gati pastaj, do të vendosim’ nëse jam gati për ta filluar që nga minuta e parë atje. Është mirë sepse jam rritur shumë si futbollist nga Panucci por edhe nga Gerrard edhe pse kam një muaj me të. Janë 2 tipa të ndryshëm nga njëri-tjetri.
KOHA JONË SONDAZH

