Grezda zyrtarizohet në klubin e ri në Hungari, së bashku me të vjen dhe William Gallas

Eros Grezda ka nisur sot një aventurë të re te skuadra hungareze Zalaegerszegi, që ka arritur një marrëveshje për huazim nga Osijek.

Ai kalon në kampionatin hungarez në formën e huazimit për një sezon. Lajmin e bën të ditur vetë klubi hungarez, që Grezdën e ka afrimin e nëntë për këtë sezon.

Grezda do provojë që të rigjejë  një formë më të mirë te skuadra e re, pasi ka kaluar dy sezone me shumë ulje-ngritje. Interesant është fakti që Zalaegerszegi ka afruar William Gallas për të ndihmuar klubin në evidentimin e talenteve të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?