FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Griezmann: Kupa e Botës vlen më shumë se “Topi i Artë”

Antoine Griezmann ka mbetur i zhgënjyer nga fakti se nuk fitoi “Topin e Artë” pas një super sezoni me Ateticon dhe fitimit të Kupës së Botës me Francën. Sulmuesi i njohur deklaroi se trofeu me “gjelat” është më i rëndësishëm se trofetë individualë.

“Jam shumë i lumtur me vitin tim 2018. Unë fitova Ligën e Europës dhe Kupën e Botës, kështu që është një vit i madh. Jam pak i zhgënjyer që nuk e fitova dot “Topin e Artë”, por ishte një natë e madhe për të festuar fituesit.

Nëse vazhdoj të punoj kështu, pse jo? Jam në rrugën e duhur. Kam marrë pjesë në dy podiume të këtij çmimi, kështu që duhet të vazhdoj kështu.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se cilin trofe do të zgjidhte mes “Topit të Artë” dhe Kupës së Botës, Griezmann nuk pati fare dilemma, dhe konfirmoi: “Patjetër, Kupën e Botës”!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?