FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Griezmann tregon se si refuzoi Barcelonën: U zgjova në 3 të mëngjesit dhe pyeta …

Antoine Griezmann nuk është penduar aspak që ka refuzuar Barcelonën gjatë merkatos së verës.  I pyetur së fundmi nga “Telefoot”, nëse është penduar që ka refuzuar një mundësi të tillë, që shumë futbollistë e ëndërrojnë, ai është shprehur i bindur për zgjedhjen e tij.

“Nuk pendohem që kam qëndruar te Atletico dhe nuk zgjodha Barçën. Ashtu siç thashë, ata më kanë dhënë shumë dashuri. Ky ishte vendimi më i vështirë që kam ndërmarrë deri më tani në karrierë.

Ishte një moment që nuk ndihesha mirë. Kam folur me gruan time, jam zgjuar në orën tre të mëngjesit për ta pyetur se çfarë duhej të bëja. Fola me të, por nuk mund të më ndihmonte. Disa persona të familjes sime dëshironin që unë të qëndroja te Atletico të tjerë të shkoja te Barcelona, kështu që ishte tepër e komplikuar”, deklaroi Griezmann.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi francez ka zhvilluar 145 ndeshje në total me Atleticon, ku ka shënuar 80 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?