FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Griezmann u përgjigjet kritikave: Ne jemi Atletico, këtu s’ka lojë të bukur!

Atletico i Madridit fitoi në fundjavë minimalisht 1-0 kundër Rayo Vallecanos, teksa ka patur kritika të shumta për paraqitjen e “Los Colchoneros”. Gjithsesi, për t’ju përgjigjur këtyre kritikave ka menduar ylli i “Colchoneros”, Antoine Griezmann, në një intervistë pas ndeshjes.

“Nuk më intereson nëse njerëzve nuk u ka pëlqyer loja. Ne jemi Atletico, këtu nuk ka lojë të bukur, vetëm pikët kanë rëndësi. Ëndrra ime është të vazhdoj të fitoj sa më shumë në karrierën time, qoftë me Atleticon, apo edhe me Francën.

Topi i Artë? Vendoset nga njerëz të tjerë. Jam i lumtur që jam një kandidat për fitimin e këtij trofeu, por më duhet të falënderoj dhe shokët e skuadrës në klub e tek Franca, pasi pa ta nuk do të kisha luajtur kurrë kaq mirë”, deklaroi ylli francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ishte fitorja e parë për bardhekuqtë në këtë sezon, pas barazimit 1-1 kundër Valencias në javën e parë të kampionatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?