Grumbullimi i futbollistit të Shpresave përplas Panuccin me Bushin
Futbollisti 19-vjeçar, Albion Ademi, ka lënë ekipin Shpresa të Shqipërisë dhe ka kaluar te Kombëtarja A, pasi e ka kërkuar trajneri Cristian Panucci për dy ndeshjet e radhës. Një vendim, që ka sjellë pakënaqësi te trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi, siç shkruan “Procesi sportiv”.
Albion Ademi është një lojtar i talentuar që aktivizohet me Inter Turku në Finlandë. Ai aktivizohet si sulmues i të dy krahëve dhe trajneri italian e ka dashur në skuadër për ndeshjet me Skocinë dhe miqësoren me Uellsin. Më parë Ademi ka luajtur për të gjitha kombëtaret e moshave në Finlandë, por tani ai ka marrë pasaportën shqiptare dhe do të luajë për kuqezinjtë.
Shqipëria U-21 ka dy ndeshje miqësore me Maltën në program, ndërkohë që Duka ka paralajmëruar sot se do të ketë lëvizje në kombëtaret e moshave, për shkak të rezultateve të dobëta.

KOHA JONË SONDAZH

