Guardiola befason të gjithë: City nën nivelin e Milanit dhe Juventusit
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola nuk e sheh ekipin e tij si favorit për të fituar Champions League, pasi nuk ka historinë e Milanit apo Juventusit në kompeticionet europiane.
“Ka shumë skuadra të forta këtë sezon në Champions League. U mundova t’ua shpjegoja lojtarëve se sa e vështirë do të ishte ndaj Lyon. Ne nuk jemi një klub me histori në Champions League. Më surprizojnë ata që thonë se City do të fitojë trofeun. E vlerësoj, ju falënderoj, por nuk është e vërtetë.
Ne jemi poshtë Liverpool për sa i përket historisë, ekipeve spanjolle, Milan, Juventus. Ky është mendimi im. Kemi qenë në një gjysmëfinale, një çerekfinale. Është hap pas hapi, duhet të jemi të përulur, të analizojmë kundërshtarët. Do të mundohemi të shkojmë në çerekfinale, ky është një sukses i madh për ne”, deklaroi strategu spanjoll.
KOHA JONË SONDAZH

