Guardiola bekon Xavin te Barcelona: Është gati, ka më shumë përvojë se unë në 2008!
Pep Guardiola bekon menjëherë Xavin në lidhje me zërat që e shohin atë pranë pankinës së Barcelonës. Trajneri i Manchester City-it, ka drejtuar ekipin katalanas në periudhën më të artë, teksa në atë kohë Xavi ishte një nga elementët më të rëndësishëm të ekipit.
“Nuk kam asnjë dyshim se Xavi është gati për atë vend. E njeh futbollin, ka pasion dhe ndoshta më shumë eksperiencë se unë kur mora drejtimin e skuadrës së Barcelonës.
Suksesi do të bartet nga impenjimi dhe kualiteti i futbollistëve të tij. Ndikimi ynë në lojë është shumë më i vogël se sa e mendojnë njerëzit. Thuajse gjithçka varet nga kualiteti i futbollistëve”, deklaroi Guardiola. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

