Guardiola: Derbi me United ndeshja më e rëndësishme në botë, tallët b***ën me mua …
Manchester City do të luajë në fundjavë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Manchester United, në derbin e qytetit. Dueli i zjarrtë do zhvillohet të shtunën, duke nisur prej orës 13:30. United pritës renditet në vend të pestë me 17 pikë, ndërsa kampionët në fuqi të Anglisë mbajnë vendin e tretë me po kaq pikë më shumë.
“Njerëzit filluan të tallnin b***ën kur deklarova se takimi me Brugge është më i rëndësishëm se ai me United. Ashtu ishte me të vërtetë, ndërsa tani po deklaroj se derbi i fundjavës është ndeshja më e rëndësishme në botë.
Është koha të mendojmë për United. E kemi të qartë se ata kanë në përbërje një nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit, një nga golashënuesit më të mirë, i cili është një makineri golash.
E kemi përgatitur një plan se si do të luajmë, do tentojmë ta vendosim në praktikë atë që kemi menduar. Sigurisht që ne do të synojmë të luajmë futbollin tonë”, deklaroi Guardiola.
KOHA JONË SONDAZH

