Guardiola elozhe për portierin e Kosovës: I turpshëm dhe i talentuar

Arijanet Muriqi ka qenë protagonist mbrëmjen e djeshme në Kupën e Anglisë ku Manchester Siti eliminoi Leicesterin pas “ruletës” së 11-metërshave. Portieri i përfaqësueses së Kosovës priti 2 penallti dhe trajneri Guardiola e konsideron zbulimin e këtij sezoni.

“Ne arritëm deri në finale sezonin e shkuar, prandaj do të luajmë edhe këtë vit. Tani jemi në gjysmëfinale dhe nuk e dimë si do të shkoj më tej. Ashtu si sezonin e fundit ku i mrekullueshëm ishte Klaudio Bravo, këtë sezon ishte Muriq. Aro është i madh, ka shumë reflekse dhe mori vendimet e duhura. Kjo ndeshje ishte eksperiencë e madhe për të. Është i talentuar dhe i turpshëm. Meriton vetëm duartrokitje”, u shpreh trajneri spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?