Guardiola: Gjithmonë e kam nisur si favorit, duel interesant ndaj Unay Emery
Trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Arsenalit është shprehur se nuk ndihet aspak i shqetësuar nga fakti se e nisin kampionatin si favorit.
“Për 9 vite radhazi, duke hequr vetëm sezonin e parë te Barcelona, kur njerëzit nuk besonin te unë, e kam nisur gjithmonë si favorit. Unë jam i përqendruar në ndeshjen kundër Arsenali, jo te mbrojtja e titullit. Është shumë herët që të flasim për një gjë të tillë.
Fitorja na motivon dhe ne do të përpiqemi në të gjitha mënyrat që të mposhtim një skuadër të përforcuar shumë. Emeri është një trajner fantastik, do të jetë një duel shumë interesant me të. Ai më njeh shumë mirë mua, ashtu siç e njoh edhe unë atë. Një gjë di t’iu siguroj, gola do të ketë”, deklaroi Guardiola.
KOHA JONË SONDAZH

