FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola: Juvja dha një mesazh me Ronaldon, në Itali më pëlqen …Sassuolo

Pep Guardiola ashtu si Lionel Messi mendon se Juventusi ka dhënë një mesazh të fortë me transferimin e Ronaldos se dëshiron që të fitojë Championsin.

“Manchester City nuk është një nga ekipet favorite për Champions League, nuk ka mjaftueshëm histori pas shpine. Juventus ndërkohë ka dhënë një mesazh të fortë me transferimin e Cristiano Ronaldos, kanë thënë se dëshirojnë të fitojnë trofeun”, deklaroi spanjolli.

Trajneri i City-it ndjek me shumë interes edhe Seria A, duke bërë edhe një koment të papritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk fiton gjithmonë, ai që luan më mirë. Një shembull? Sassuolo e De Zerbit bën pjesë në këtë tip futbolli që më pëlqen shumë. E ardhmja në Seria A? Përse jo, një kampionat me shumë talent. Nuk mungon asgj”, deklaroi Guardiola. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?