Guardiola “kërcënon” francezin: S’duhet ta përsërisë më

Pep Guardiola ka paralajmëruar Benjamin Mendy pasi mbrojtësi francez u paraqit me vonesë për trajtimin në lidhje me dëmtimin e tij në këmbë, çka po e mban atë jashtë skuadrës së Manchester City. Mendy është lënë jashtë skuadrës së City për katër ndeshjet e ardhshme me përshkrimin mjekësor të cilësuar “lëndim të shputës së këmbës”. Por, mbrojtësi i majtë publikoi në rrjetet sociale një foto të tijën të shtunën vonë në mbrëmje teksa ndiqte eventin e boksierit Anthony Joshua në “Wembley”. Diçka që ka shtuar edhe më shumë tërbimin e trajnerit Guardiola, për vonesën e Mendy për seancën e të dielës. Mbrojtësi francez ka luajtur vetëm 13 ndeshje që nga transferimi i tij te “Qytetarët”, nga Monaco, vitin e kaluar.

“Futbollistët duhet të jenë këtu, dhe ai e di këtë gjë. Unë fola me atë. Ai ishte i dëmtuar gjashtë apo shtatë muaj gjatë sezonit të kaluar. Tani është dëmtuar sërish. Po trajtohet çdo ditë. Unë nuk jam një terapist. Ai u paraqit vonë, kjo ndodh ndonjëherë, kohët e fundit shumë lojtarë kanë ardhur vonë për shkak të trafikut. Manchester është nën rikonstruksion, futbollistët vijnë me vonesë. U duhet të dërgojnë fëmijët në shkolla. Unë e pres atë në formë sapo të jetë rikuperuar. Tani është i dëmtuar, ai nuk është problem me gjendjen fizike. Ai është i dëmtuar dhe kur të jetë “ok”, do të rikthehet dhe kur të vendosë të luajë, ai do të luajë”, deklaroi Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?