Guardiola kritikon ashpër skuadrën: Nëse luajmë kështu, Arsenali do të na shkatërrojë
Manchester City fitoi me përmbysje spektakolare 4-2 ndaj Tottenhamit, por trajneri Pep Guardiola është shfaqur shumë kritikë ndaj lojtarëve të tij. Sipas strategut spanjoll nëse luajnë në këtë mënyrë do të shkatërrohen ndaj Arsenalit.
“Njerëzit thonë se nuk kemi pasur sukses sepse nuk kemi fituar Champions League. Kemi fituar shumë. Dy tituj të Premier League, ku kemi fituar ndaj një Liverpooli shumë konstant.
Dua një reagim nga lojtarët, stafi dhe klubi. Dua të mund Arsenalin. Por nëse luajmë në këtë mënyrë ndaj tyrë, ata do të na shkatërrojnë. Nuk mund ta fsheh se jam i lumtur për fitoren, por jemi shumë larg nga të qenurit një skuadër që unë dua.
Sot (dje) ishim me fat. Nëse duam të fitojmë dicka dhe të konkurrojmë, duke u ankuar nuk mund të fitojmë asgjë”, deklaroi strategu spanjoll. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

