Guardiola me “dorë të hekurt”, u ndalon celularin lojtarëve
Pep Guardiola nuk e ka përtypur dot faktin që gjendet 2 pikë larg kreut të klasifikimit, që përbëhet nga treshja Liverpool, Chelsea e surpriza Watford. Strategu spanjoll njihet si një trajner “i hekurt” për sa i përket rregullave, e në çdo klub ku ka shkuar, ka qenë shumë i rreptë me disiplinën.
Në ekipet që ka trajnuar në të kaluarën, ai madje pati vënë rregulla edhe për sa i përket ushqimeve e pijeve, apo edhe pamjes së tepruar. Këtë herë, në shënjestrën e katalanasit, janë vënë celularët e lojtarëve, të cilët ndalohen rreptësisht në fushën e stërvitjes.
Përveç se në Premier League, Guardiola kërkon të konfirmohet dhe në Champions, ku në fazën e grupeve do të përballet me Lyon, Hoffenheim dhe Shakhtar Donetsk. Gjithashtu do të ketë gjoba për vonesat në stërvitje, e këtë e vuajti i pari Benjamin Mendy.
KOHA JONË SONDAZH

