Guardiola: Nëse të zë pak gjumi në Champions, eliminohesh si… Interi
Pas fitores në Ligën e Kampionëve kundër Hoffenheim, trajneri i Manchesterit City-it, Pep Guardiola foli pas kualifikimit të ekipit të tij në vendin e parë.
“Cilësia e lojtarëve në Evropë është e lartë, të gjithë kanë ekipe të mira, ekipe të mëdha janë jashtë. Interi është një ekip i jashtëzakonshëm dhe është në Ligën e Evropës me skuadra të tjera të mëdha.
Nëse të zë pak gjumi, mund ta gjesh veten në Europa League. Për këtë jam i lumtur që siguruam një ven në Raundin e dytë. Unë e kam thënë shumë herë që fakti që City ka arritur në randin tjetër, është një sukses i madh”, deklaroi Guardiola. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

