Guardiola paralajmëron Liverpool-in: Te Barcelona humba katër ndeshje radhazi …

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola nuk është dorëzuar në lutën për titullin kampion, pavarësisht dy humbjeve të fundit.

“Nga janari, shkurti i sezonit të kaluar njerëzit thoshin kampionati ka mbaruar. Nuk është e lehtë të luash kur të gjithë mendojnë ashtu. Ky është futbolli, je në gjendje të fitosh shumë ndeshje dhe ndonjëherë je në gjendje të humbësh shumë ndeshje. Kur isha te Barcelona një moment humba katër ndeshje radhazi.

Për ne, rëndësi ka ndeshja e radhës me Southampton, pastaj është Liverpool. Nuk e kam harruar se kush jemi, se çfarë ekipi i mirë që jemi, se sa të mrekullueshëm janë këta djem. E vërteta është se kemi humbur dy ndeshje radhazi. Nëse do të jesh konkurrues, atëherë duhet të fillosh të fitosh përsëri. Nëse nuk fiton, nuk do të jetë e mundur”, deklaroi Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?