Guardiola reagon pas shkarkimit të Mourinhos: Jam i bindur se do të rikthehet shpejt
Trajnerët në Premier League janë rreshtuar në krahë të Jose Mourinhos, pas shkarkimit të strategu portugez nga drejtimi i Manchester United. Pas Jurgen Klopp, ka qenë radha e Pep Guardiolës, i cili ka mbështetur “Special One” duke shprehur besimin se ai do të rikthehet shumë shpejt.
“Kur ndodhin gjëra të tilla unë rreshtohem gjithnjë kah trajnerëve. Shkarkimi vjen kur rezultatet mungojnë. Klubet na kontaktojnë dhe projektojnë tek ne ambiciet e tyre për fitore, por askush nuk e di gjithë kalvarin e përjetimeve të një tekniku.
Nga këto pozita unë jam me Mourinhon. Ai ka gjithë mbështetjen time dhe jam i bindur se me forcën e karakterit dhe eksperiencën e jashtëzakonshme që zotëron do të rikthehet shumë shpejt edhe më konkurrues së më parë” , deklaroi Guardiola.
KOHA JONË SONDAZH

