Guardiola shpjegon strategjinë si e mposhti me lehtësi United

Manchester City mori një fitore të thjeshtë 2-0 në derbin ndaj United. Trajneri Pep Guardiola shpjegoi edhe strategjinë që dërgoi “qytetarët” te fitorja.

“E dinim që do të ishte e vështirë, po t’u linim topin të niseshin, ndaj kishim përgatitur ndeshjen për të qarkulluar topin sa më shumë dhe sa më shpejt, E vetmja mënyrë për të mos rrezikuar ndaj tyre, është të mos i lësh të prekin topin dhe ne sot ia dolëm më së miri. Mund të shënonim më shumë, por gjithsesi jam i kënaqur me atë që bëmë në fushën e lojës”, tha trajneri Pep Guardiola.

Me këtë fitore, Manchester City mbetet në vendin e dytë, por duke konfirmuar se do të jetë një ndër ekipet favorite për titullin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?