FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola te Juventusi? Manchester City reagon për herë të parë

Manchester City ka mohuar zërat që vijnë nga Italia se Pep Guardiola është në bisedime me Juventusin për një transferim gjatë këtij sezoni. Sipas tabloidit “The Sun”, klubi anglez i konsideron “qesharake” këto spekulime për të ardhmen e teknikut spanjoll.

Gjithmonë bazuar nga lajmet që vijnë nga “Etihad Stadium”, kampionët e Premier League janë të qetë për të ardhmen e Guardiolës te Manchester City.

Në javët e fundit, Guardiola ka mohuar kategorikisht një kalim te Juventusi, duke përsëritur dëshirën për të qëndruar në Angli. Tani vijnë konfirmime të tjera, edhe pse në media kanë qarkulluar lajme se spanjolli do të firmosë më 4 qershor me ekipin bardhezi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?