Guardiola: U ndëshkuam nga një gol me dorë, duhet VAR dhe në Premier League

Manchester City u ndëshkua nga një gol me gol në barazimin 1-1 ndaj Wolves. Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola ka thënë pas ndeshjes se përdorimi i sistemit VAR duhet edhe në Premier League, pasi gjyqtarët shpeshherë gabojnë.

“Nuk është vendimi im, pasi Premier Liga do të vendosë se kur do të përdoret VAR-i. Loja ishte ajo që prisnim. Kundërshtarët u organizuan, nuk jam i befasuar, por jam i kënaqur me sa shumë raste krijuam kundër tyre.

Skuadra e kaluar që kishim kundër dhe që luajtën me skemën 5-4-1, na krijoi probleme dhe nuk krijuam shumë raste, por sot kemi goditur tre shtylla dhe kishim shanse të panumërta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Normalisht, ne kontrollojmë mjaft mirë kundërsulmet dhe ne nuk kemi pasur asnjë problem gjatë dy viteve të fundit. U ndëshkuam nga një gol me dorë dhe lamë dy pikë, kjo është pasqyra e vërtetë”, deklaroi Guardiola në përfundim të ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?