Gullit: Guardiola nuk fiton dot Champions League-n sepse nuk ka Messin

Pep Guardiola fitoi dy trofe të Champions League te Barcelona, teksa sipas Ruud Gullit një rol të rëndësishëm në të dyja rastet ka luajtur Lionel Messi. Trajneri aktual i Manchester Cty-it, nuk ka mundur që të shkojë në finalen e këtij kompeticioni që nga sezoni 2010-11,kur katalanasit mundën 3-1 United.

“Guardiola nuk fiton Ligën e Kampionëve, sepse ai nuk ka Messin dhe kjo bën një ndryshim të madh”, tha Gullit në BeIn SPORTS.

“Ai u përpoq te Bayern Munich dhe ishte shumë pranë çdo herë, por ai nuk pati sukses. Fitimi i Bundesligës me Bayernin nuk është më një arritje, sepse ata e fitojnë pothuajse çdo sezon. Kur Barcelona ishte në moment të vështirë, u shfaq Messi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Argjentinasi ishte shumë i rëndësishëm për Barcelonën në shumë ndeshje gjatë epokës së Guardiolës. Nuk mund të blesh një skuadër dhe më vjen keq për të, sepse shoh shumë pasion dhe motivim te Guardiola”, deklaroi Gullit. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?