Gunes nis nesër aventurën e dytë te Turqia, debutimi i jep “shpresa” Shqipërisë

Senol Gunes ka filluar aventurën e dytë në krye të Turqisë, por kontrata e tij do të jetë e vlefshme që nga 1 qershori i këtij viti, pasi ai është ende nën kontratë me klubin e Besiktas. Strategu i njohur mori drejtimin e përfaqësueses turke fillimisht më 16 gusht të vitit 2000, duke qëndruar në krye të kombëtares deri më 22 mars 2004.

Në aventurën e parë ai drejtoi në 50 ndeshje kombëtaren e njohur, ndërkohë që sfida ndaj kombëtares sonë do të jetë e 51-ta. Gunes e nisi në fakt në një mënyrë aspak të mirë, duke humbur që në ndeshjen e parë 2-0 ndaj Bosnjë Hercegovinës në Sarajevë. Një rasti shumë shpresëdhënës për kombëtaren tonë, që synon të marrë një fitore në ndeshjen e nesërme.

Në 50 ndeshje në krye të Turqisë, ai arriti që të merrte 23 fitore, 13 barazime dhe 14 humbje, ndërkohë që arritja më e madhe ishte padyshim arritja deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 2002 të organizuar në Korenë e Jugut dhe në Japoni. /R.Lika-Koha Jone/  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?