FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gunes: Shqipërinë e njohim mirë, duam t’i mundim të gjithë

Trajneri i kombëtares së Turqisë, Senol Gunes goli në konferencë për shtyp para duelit ndaj Shqipërisë që do të luhet në Shkodër. Strategu i cili është ende pa kontratë, beson se lojtarët e tij mund të marrin një rezultat pozitive ndaj kombëtares sonë me futbollistë me eksperiencë.

“Në rast se duam që të kalojmë grupin, duhet të fitojmë ndaj Shqipërisë. E njohim Shqipërinë dhe ekipin e tyre, kanë futbollistë me eksperiencë dhe janë një skuadër e mirë. Kemi humbur ndaj tyre në fushën tonë dhe kemi punuar për të korrigjuar disa gjëra. Kanë futbollistë me kualitet, por e rëndësishme është që të tregojmë veten tonë në fushë.

Kombëtarja është një vlerë thelbësore për ne. Do të luajmë ndeshje serioze në këtë kompeticion, pasi është një event që zhvillohet çdo 4 vite. Shanset shuhen, kur nuk bëhesh pjesë. Kemi Francën dhe rivalë të tjerë, të cilët duam t’i mundim. Nuk do të jetë e thjeshtë nesër. Duam që të shkojmë në Europian, ndaj nuk duam që të shohim situatën e kundërshtarëve”, deklaroi trajneri i Turqisë për mediat. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?