Guri: Nuk kam ardhur në kombëtare për xhiro, por për të ndihmuar ekipin

Sindrit Guri është gati për të treguar vlerat e tij edhe për fanellën kuqezi. Skuadrën e presin dy takime mjaft të vështira, kundër Izraelit dhe kundër Skocisë në Ligën e Kombeve.

”Sa i përket të kaluarës mendoj se ky është momenti më i mirë. Për të ardhmen kam shumë për të dhënë si për Kombëtaren ashtu edhe për klubin. Do të mundohem të jap më të mirën pasi ka të bëjë edhe fati por edhe si ta ndjekësh dhe unë do të jap maksimumin pasi e kam për detyrë. Roshi dhe Sadiku? Më vjen keq për dëmtimet e tre, pasi është negative si për kombëtaren ashtu edhe për djemtë pasi e ndjejnë që do rrinë 7 muaj larg fushave dhe është diçka negative. Roshi ka vendin e vet e Sadiku ka vendin e vet dhe unë do mundohem të shfrytëzoj mundësitë e mia e të jap më të mirën.

Nuk vij në Kombëtare për të bërë një xhiro, por në kombëtare vij për të bërë maksimumin dhe për të ndihmuar ekipin e për të ecur sa më lart. Objektivi ynë është të shënojmë dhe fitojmë, por nuk ka rëndësi se kush shënon gol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme dhe do japim maksimumin pasi nuk janë më miqësore dhe do të luajmë më ndryshe. Janë ndeshje ku tifozët duhet të jenë prezentë dhe kur luan me tifozë, ke një peshë më të madhe dhe shumë detyrim. Nuk duhet menduar më e kaluara, por takimet me Izraelin dhe Skocinë. Mos ta kemi mendjen te evropiani. Duhet të shohim afër njëherë, para se të shkojmë larg.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Eksperienca te Ostandes? Futbolli në Belgjikë është shumë ndryshe, por po filloj të përshtatem. Trajneri dhe drejtori më kanë ndihmuar dhe kam luajtur që nga fillimi e kam qenë pjesë e skuadrës. Kam luajtur çdo ndeshje dhe nuk jam ndierë kurrë i ndarë nga skuadra. Duhet të përshtatem më shpejtë dhe më shumë. Roli im kryesor është sulmues qendre, pavarësisht kërkesave. Aty ku më kanë blerë luaj si sulmues ndërsa te Kombëtarja do të luaj ku të dojë trajneri”,deklaroi 24 vjeçari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?