FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haaland nuk paraqitet tek Dortmundi, Chelsea bën gati 175 milionë euro

Erling Haaland është kthyer në çështje te Borussia Dortmund. Sulmuesi norvegjez nuk është paraqitur të hënën në grumbullimin e skuadrës verdhezi për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, duke lënë të kuptohet se dëshiron largimin nga Signal Iduna Park, ndërkohë që drejtuesit e Borussias nuk kanë ndërmend ta lëshojnë të paktën në merkaton e kësaj vere.

Mungesa e tij e pajustifikueshme në grumbullim ka bërë që në Gjermani të aludohet shumë lidhur me atë se çfarë po ndodh me Haaland por për të qetësuar për momentin tifozët e Dortmundit, ka menduar drejtori sportiv i verdhezinjve Michael Zorc i cili në një intervistë për Sky Deutschland ka zhdramatizuar disi situatën teksa duke qeshur ka deklaruar:” Haaland është në Angli”.

Sipas mediave angleze Chelsea e ka marrë seriozisht dhe kërkon të firmosë me talentin norvegjez që në këtë merkato madje për të bindur Dortmundin po përgatit një ofertë prej 175 milionë eurosh. Erling Haaland ka një kontratë me Borussian e Dortmundit deri në verën e vitit 2024, ndërkohë që në marrëveshjen e tij me verdhezinjtë ekziston një klauzolë që në verën e vitit të ardhshëm 20-vjeçari mund të largohet nga Dortmundi për 75 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?