Habit presidenti: Si mund ta krahasojmë talentin tonë me xhuxhin Dybala!
Gigi Becali sigurohet që sa herë që del përpara mediave të shkaktojë shumë bujë nëpër mediat sportive. Presidenti i klubit të Steauas së Bukureshtit pasi është pyetur nga gazetarët për talentin e skuadrës së tij, 19-vjeçarin Olimpiu Morutan.
“Si mund ta krahasojmë me Dybala-n? Paulo është 26 vjeç dhe është një xhuxh. Morutan është mes 11 më të mirëve në botë dhe është dy her ëmë i fortë se Modric në moshën e tij.
Nëse Steaua kualifikohet në Champions League dhe Rumania ka një ecuri të mirë në fazën kualifikuese, vlera e tij do të jetë 100 milionë euro dhe unë do ta shes 150 milionë euro”- përfundon presidenti i Steauas së Bukureshtit.

KOHA JONË SONDAZH

