Hajdutët i vjedhin 600 mijë euro yllit të PSG në kohën kur po luante ndaj Liverpool-it

PSG luajti mbrëmë super ndeshjen ndaj Liverpoolit, teksa në stolin e francezëve ishte edhe Eric-Maxim Choupo-Moting, i cili hyri në fushë në pjesën e dytë. Mediat franceze kanë zbuluar se atij i është vjedhur një shumë e madhe parash.

Banesa e Choupo-Moting është vjedhur mbrëmjen e së mërkurës. Atij i janë vjedhur sende me vlerë 600,000 euro. Media franceze pretendon se i janë vjedhur bizhuteri me vlerë 400,000 euro dhe gjithashtu mungojnë sende të tjera me vlerë 200,000 euro.

Hajdutët thuhet të jenë futur nga dritarja e lojtarit, në një pronë e cila është e mbushur me dhurata në prag të festave të fundvitit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?