Hakeri fut në “sherr” Lazion me Feyenoord-in, i vjedh këstin e fundit
Stefan De Vrij u largua në verë nga Lazio, për t’iu bashkuar Interit me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata, por çështja e tij mbetet ende e pazgjidhur në klubin bardhekaltër.
Kjo pasi Lazio e bleu holandezin nga Feyenoord-i për shumën e 8 milionë eurove, të cilat do të paguheshin në 4 këste, por pikërisht kësti i fundit është shndërruar në mollë sherri mes dy klubeve.
Një haker arriti të depërtojë në komunikimin zyrtar mes dy klubeve dhe të ndërrojë llogarinë bankare, duke bërë që kësti i fundit i bardhekaltërve, të kalonte në llogarinë e tij.
Feyenoordi kërkon pjesën e mbetur dhe çështja mes klubeve tashmë ka përfunduar në Tribunalin e Nyonit në Zvicër, ku edhe pritet të jepet verdikti final.
KOHA JONË SONDAZH

