Hamburgu i Mavrajt zhgënjen sërish, mundet me përmbysje nga Herta (VIDEO)
Hamburgu vijon të zhgënjejë në Bundesligë, duke qenë shumë pranë rënies nga kategoria. Skuadra ku aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj, ka regjistruar humbjen e radhës me rezultatin 1-2 përballë Herthës së Berlinit.
Hamburgu gjeti avantazhin në minutën e 25-të me anë të Santos, por Herta përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, falë golave të shënuar nga Lazaro dhe Salomon Kalou. Kjo humbje e lë Hamburgun në vendin e parafundit, plot 7 pikë larg zonës së mbijetesës, kur kanë mbetur vetëm 7 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

