Hamilton niset i pari në Çmimin e Madh të Belgjikës, lë pas Vettel

Lewis Hamilton do të niset i pari në Çmimi e Madh të Belgjikës. Piloti britanik i Mercedesit konfirmohet i pamposhtur në pistë të lagur, duke lënë pas në provat zyrtare me një diferencë kohore prej 726 të mijtat rivalin e Ferrarit, Sebastian Vettel.

Nga vija e dytë do të nisen dy njëvendëshet e Force Indias, Ocon dhe Perez, ndërsa nga vendi i pestë dhe i gjashtë Grosjean dhe Raikkonen.

Makinat Ferrari kishin dominuar provat e lira dhe dy sesione të provave zyrtare, por shiu u bë edhe njëherë faktor, pasi është e ditur tashmë që kampioni në fuqi i botës, Hamilton është dukshëm më mirë në pista të lagura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?