Harrojeni Pogba, Juventus arrin akordin me yllin e Seria A

Të gjithë prisnin akordin me Paul Pogba, por duket se Juventus synon firmën me një tjetër mesfushor cilësor.

Bëhet fjalë për yllin serb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, me “Sky Sport Italia” dhe “Goal.com” që shkojnë akoma dhe më shumë. Ata konfirmojnë akordin mes klubit bardhezi dhe mesfushorit dhe detaji i fundit për të bashkuar palët është akordi me klubin e Lazios.

Bardhezinjtë duhet të negociojnë me presidentin e Lazios, Claudio Lotito, i cili nuk preferon ta lëshojë serbin për një shifër më të ulët se 100 milionë euro.Megjithatë, sipas ekspertit të merkatos, Pedulla, akordi me bardhekaltërit mund të arrihet edhe për shifrën e 90 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

24 vjeçari ishte shumë larg pritshmërive në fund të sezonit, por në kohën që Lazio kishte nevojë për të, ai shpërtheu, duke shënuar në finalen e Kupës së Italisë, të fituar më pas ndaj Atalantës dhe u kurorëzuar si mesfushori më i mirë në Seria A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?