Harry Kane drejt transferimit te Bayerni, sot zhvillohet takim mes klubeve
Telenovela në lidhje me të ardhmen e sulmuesit anglez Harry Kane duket se po shkon drejt fundit. Sot do të zhvillohet në Londër takimi i shumëpritur mes drejtuesve të Tottenham, që kanë kartonin e lojtarit dhe drejtuesve të Bayern Mynih.
Sipas “Sky Sports”, Bayern do të thyejë rekordin e klubit në lidhje me transferimin e një lojtari për të siguruar shërbimet e sulmuesit anglez.
Kjo do të thotë se kampionët e Bundesliga do të paguajnë më shumë se 80 milionë euro, shifër që u pagua në vitin 2019 për Lucas Hernandez (erdhi nga Atletico Madrid).
Kjo ofertë e re për Kane vjen pasi Bayern arkëtoi 40 milionë euro nga shitja e Sadio Mane në Arabi (Al Nassr). Sulmuesi Harry Kane ka ende edhe një vit kontratë me Tottenham dhe nuk do ta rinovojë atë.
KOHA JONË SONDAZH

