Harry Kane “ngrin” Bayernin: Për rinovimin do të flasim pas Botërorit!

Një sezon i jashtëzakonshëm për Harry Kane ka rikthyer sërish vëmendjen e klubeve të mëdha europiane, ndërsa e ardhmja e sulmuesit mbetet e hapur. Me një bilanc mbresëlënës prej 61 golash dhe dy trofe të fituar, ylli i Bayern Munich është kthyer në një nga emrat më të përfolur të merkatos verore.

Sipas raportimeve, në fund të sezonit aktivizohet një klauzolë që i lejon Kane të largohet nga Bayern nëse një klub paguan rreth 65 milionë euro. Edhe pse kontrata aktuale e lidh atë me klubin gjerman deri në vitin 2027, situata ka hapur diskutime të reja mbi të ardhmen e tij.

Drejtuesit e Bayernit kanë përgatitur një ofertë rinovimi deri në vitin 2028, me opsion zgjatjeje edhe për një sezon tjetër. Megjithatë, lojtari anglez, i cili është edhe kapiten i Anglisë, raportohet se preferon një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave gjermane, përfshirë Sky Sport DE, bisedimet mes palëve kanë ngecur për momentin, pasi vetë Kane ka kërkuar të mos nxitohet në vendim, duke preferuar të mbetet i fokusuar te objektivi i madh: Kupa e Botës 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur mbi të ardhmen e tij, Harry Kane ka qetësuar situatën duke theksuar se nuk ka asnjë nxitim për vendime të mëdha në këtë fazë: “Për momentin nuk është koha për të folur për këtë çështje. Nuk ka panik. Ishim dakord të zhvillonim bisedime në fund të sezonit, por tani është edhe Kupa e Botës. Po e shijoj eksperiencën time këtu dhe situata është e qetë”, u shpreh sulmuesi anglez.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?