FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hasi dhe Lila e nisin kampionatin grek me fitore, Kaçe titullar në barazim (Video)

Olimpiakosi i Besnik Hasit e ka filluar me një fitore bindëse sezonin e ri në kampionatin grek të futbollit. Në takimin e luajtur dje në shtëpi përballë AEL Larisës, kampionët e Greqisë kanë triumfuar me rezultatin 4-1 duke marrë menjëherë kryesimin e renditjes.
Po dje, Janina e Andi Lilës ka fituar në transfertë ndaj Asteras Tripolis me rezultatin 1-2. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 45-të, para përfundimit të pjesës së parë. Ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 85-të.

Ndërkohë sot PAOK-u i Ergys Kaçes e ka filluar sezonin me një barazim 0-0 në transfertë ndaj Levadhiakosit. Mesfushori shqiptar e filloi takimin si titullar, por u zëvendësua në minutën e 57./Panoramasport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?