Hazard arrin akordin me Realin, belgu përfiton 17.6 mln euro në sezon
Zinedine Zidane po kalon një moment delikat këtë sezon, teksa e sheh veten 16 pikë pas Barcelonës në renditjen e la Ligas. Eden Hazard është emri i parë në listën e dëshirave të Fiorentino Perez prej kohësh, ndërkohë që “Daily Express” në Angli raporton se akordi është arritur mes palëve.
Duke ju referuar informacioneve të “Radio Monte Carlo”, bisedimet për kalimin e tij në “Bernabeo” janë intensifikuar. Mesfushori belg ka refuzuar dy herë zgjatjen e kontratës me Çelsin, pasi ajo aktuale përfundon në vitin 2020.
Reali i ofron 17.6 milionë euro në sezon për mesfushorin, një ofertë që duke e parezistueshme. Mendohet se transferimi do të ndodhë gjatë verës, pasi marrëveshja me lojtarin është arritur prej kohësh. Hazard nuk do të nënshkruar asnjë kontratë deri në fund të sezonit, ndërkohë që shifra e transferimit mendohet se do ta kaloj 100 milionë euro. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

