Hazard drejt shitjes te Reali, ja kur do të ndodhë transferimi

Chelsea është duke u përgatitur për të shitur Eden Hazard te Real Madridi gjatë kësaj vere, pavarësisht se janë të dënuar në merkato. E përditshmja angleze, “Daily Mail”, shkruan se shumë që do të përfitojnë blutë e Londrës është 100 milionë euro, pra shumë më pak sesa vlerësohej në të vërtetë 28-vjeçari.

Chelsea është i detyruar të rregullojë bilancin për shkak të Fair Play-t financiar dhe një mundësi e mirë është arkëtimi i një shumë të konsiderueshme nga shitja e Hazard, të cilin, më vonë, rrezikonte ta humbte me parametër zero.

Zyrtarizimi i blerjes së mesfushorit belg nga Reali i Madridit do të ndodhë sapo të përfundojë finalja e Europa League-s mes Chelsea-t dhe Arsenalit, sfidë që do të luhet më 29 maj, në Baku të Azerbajxhanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?