Hazard e thotë sërish hapur: Ëndërroj që të luaj për Realin

Eden Hazard kthen sërish vëmendjen mediatike nga vetja, pasi në lojë është pikërisht e ardhmja e tij që në të vërtetë po t’i referohemi letrave duket se është e shkruar, sikundër dëshmon dhe kontrata e tij aktuale me Chelsea-in që skadon në  2020-ën. Por është ky stad ku ka arritur belgu, 27-vjeçar me ëndrrën që një ditë të ngrejë lart trofeun e Champions Leagues pse jo edhe të Topit të Artë, që le vend për debat, por mbi të gjitha që nuk i lejon të bëjë hapin e gabuar.

Një lojtar me talentin e tij do të ishte lehtësisht i integrueshëm në sulmin e madrilenëve ku impenjohet Bale, por ende ndihet mungesa e Cristiano Ronaldos.

“Eden luan, shënon dhe ëndërron Realin. Për ata që më njohin, e dinë se e kam dashur gjithnjë këtë klub edhe përpara periudhës së Zinedine Zidane. Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam duke mbyllur këtë sezon tek Chelsea, ndërkohë që kontrata ime skadon në 2020-ën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, do të shohim çfarë do të ndodhë në fund të këtij edicioni. Sidoqoftë familja ime jeton në Londër ndërkohë që me trajnerin Sarri kemi një relate shumë të mirë. Nuk dua të kem pishman në fund të karrierës time, ndaj jam duke marrë një vendim të rëndësishëm”, deklaroi Hazard.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?