FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hazard, goditja e parë e madhe e Realit për sezonin e ri

Eden Hazard do të jetë “guri i parë i Real Madridit të ri”. Gazeta spanjolle “Marca” shkruan sot, se transferimi është thuajse i kryer. Talenti belg i Chelsea-t pritet që të jetë goditja e parë e Fiorentino Perez për t’i ofruar Zidane elementët që kërkon për rindërtimin e ekipit.

Në mënyrë të pashmangshme do të duhen disa javë për të zyrtarizuar një nga goditjet e mëdha të verës. Fakti nëse Chelsea do të kualifikohet apo jo në Champions League dhe nëse do të fitojnë apo jo gjyqin në Tas për bllokimin e merkato.

Hazard ende ka një vit kontratë dhe për këtë arsye Chelsea kërkon 140 milionë euro. Një shifër që ende konsiderohet e lartë nga Florentino Perez, i cili kërkon që të përfitojë nga fakti që i skadon kontrata në verën e vitit 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në çdo rast, operacioni duket se do të përfundojë me sukses. Hazard gjithmonë ka qenë dëshirë e vjetër e Realit që nga viti 2012, por operacioni është shtyrë shpesh herë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?