Hazard “harron” Realin: Dua të bëhem legjendë tek Chelsea

Eden Hazard vazhdon të jetë i lëkundur për të ardhmen, teksa mesa duket tashmë preferon që të qëndrojë tek Chelsea. Në ditët e fundit mediat angleze dhe ato spanjolle po flasin gjithnjë e më shumë për një transferim të yllit belg te Reali i Madridit në një nga dy sesionet e ardhshme të merkatos, madje po flitet edhe për një shkëmbim me Iscon, por për të shuar përfundimisht këto zëra ka menduar vetë Eden Hazard.

Në një intervistë sulmuesi belg ka deklaruar: “Fakti që kam realizuar 101 gola me fanellën e Chelsea-it (shifër e arritur pas dygolëshit ndaj Ëatford) është diçka e jashtëzakonshme që nuk do ta harroj kurrë. Dua të bëhem një legjendë e këtij klubi si Terry, Lampard e Drogba”.

Fjalë këto të Eden Hazard që të bëjnë të kuptosh se belgu është shumë i lumtur te Chelsea dhe dëshiron të qëndrojë gjatë aty, pavarsisht interesimit të Realit të Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?