Hazard: Jam penduar që s’kam luajtur më gjatë për Mourinhon, ndryshe nga si e imagjinoni
Eden Hazard kërkon që të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho. Hazardi ka luajtur për strategun portugez për dy vite te Chelsea, nga viti 2013 deri më 2015, para se Mourinho të shkarkohej. Gjatë sezonit të parë pasi u kthye në Chelsea, ai e fitoi titullin e Premier League dhe League Cup. Megjithatë, këta tituj nuk arriti t’i fitojë përsëri në vitin e dytë, i cili përfundoi me shkarkimin e tij. Edhe Hazardi nuk ishte në formën më të mirë në atë sezon, pasi që kishte arritur t’i shënonte vetëm katër gola.
“Sezoni i fundit me Mourinhon nuk ishte më i kënaqshëm. Ne nuk fituam, hymë në një lloj rutine, ushtrime dhe ushtrime pa argëtim. Ishte më e mira për të dy palët që bashkëpunimi të merrte fund. Nëse ma kërkoni emrin e një trajneri me të cilin dua të punoj përsëri, unë do e zgjedhja Mourinhon. Nëse rezultatet janë të këqija, ai i kritikon lojtarët, ju e dini këtë gjë, por tani unë e kam pranuar këtë, është pjesë e karakterit të tij.
Nëse fitoni, Mourinho është trajneri më i mirë që mund ta imagjinoni. Pastaj, ai është shok i juaji, mund të bëni çfarë të doni. E dëshiron një ditë të lirë? Ai të jep dy. Nëse gjithçka shënon mirë, Mourinho e përjeton futbollin si unë: me lehtësi.
Edhe vetë imazhi i tij si një trajner shumë i përkushtuar në mbrojtje nuk ishte shumë keq. Ai nuk është aventurier si Guardiola, por vitin kur u bëmë kampionë, në shënuam shumë gola dhe luajtëm mirë në shumë ndeshje. Nuk pendohem për shumë gjëra në karrierë, por një prej gjërave për të cilat pendohem është se nuk pata mundësi të punoj më gjatë me Mourinhon. Ne e kishin një skuadër që mund të fitonte shumë gjëra, por gjithçka përfundoi në një spirale shumë negative”, deklaroi Hazard.
KOHA JONË SONDAZH

