Hazard pjesë e historisë së Premier League, ja statistika e veçantë

Chelsea sot mori një fitore të thjeshtë në shifrat 3-0 ndaj Watfordit. Skuadra e Sarrit gjeti tre herë rrugën e rrjetës me Loftus-Cheek, David Luiz dhe Gonzalo Higuain. Dy nga tre golat u shërbyen nga Eden Hazard, i cili arriti në kuotën e 15 asisteve në këtë sezon.

E ardhmja e belgut është shumë e paqartë, pasi gjatë kësaj vere ai pritet që të transferohet te Real Madrid. Sezoni i tij është vërtet spektakolar me 15 asist dhe 16 gola të shënuar. Për të gjetur futbollistë me stastitikat e tij është e vështirë. Para tij diçka të tillë e kanë bërë vetëm Cantona, Le Tissier dhe Henry, me të paktën 15 gola dhe 15 asist brenda një sezoni.

Hazard ka treguar se është një futbollist i kompletuar, por mesa duket Sarri do ta humbasë në fund të këtij sezoni. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?