Hazard: Transferimi te Realit? E vendos pas muajit janar …

Eden Hazard në të ardhmen mund ta shohim te Real Madrid. Sulmuesi belg në verë shprehu dëshirën për të mos u larguar nga Chelsea në merkaton e janarit, por e ka lënë të hapur mundësinë e largimit në verë në “Bernabeu”, nëse nuk rinovon me “Blutë” e Londrës. Hazard nuk e ka fshehur ëndrrën për të luajtur me fanellën e bardhë të Realit.

Gjatë një interviste për Canal + France, belgu ka folur për një transferim të mundshëm dhe për rinovimin e kontratës, diçka që nuk po vjen. “Prej janarit, unë do të kem edhe një vit nga kontrata ime. Por nëse nuk rinovoi, me shumë mundësi do transferohem. Vera e ardhshme do të vendosë gjithçka, por nuk e përjashtoj mundësinë që ta mbyll karrierën te Chelsea”.

Eden Hazard e ka përjashtuar mundësinë për tu transferuar në merkaton e dimrit: “Unë nuk e braktis Chelsean në janar, nuk do ta bëja këtë për tifozët dhe për klubin ”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?