Hazard zbulon arsyen se përse kërkon të transferohet te Reali (VIDEO)

Eden Hazard nuk do të largohet nga Chelsea në merkaton e dimrit për të nënshkruar për Real Madrid. Konfirmimi ka ardhur nga vetë futbollistë në një konferencë për shtyp të mbajtur para ndeshjes që Belgjika do të luajë ndaj Zvicrës.

“Unë kam thënë shumë për të ardhmen time, por nuk ka asnjë mundësi që të iki në janar”, deklaroi Hazard. Mesfushori ka përsëritur dëshirën e tij për të luajtur në Spanjë, për të fituar “Topin e Artë”. “A jam unë lojtari më i mirë në botë nisur nga Kupa e Botës? Po, por unë mund të jem edhe më mirë”,ka thënë belgu me shaka.

Hazard ka kontratë me Chelsea-n deri në vitin 2020 dhe duket se do të ndjekë rrugën e Courtois, që la Londrën për të shkuar në Madrid në verë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?