FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Helikopteri futet në fushë për një tifoz të sëmurë, anulohet ndeshja (VIDEO)

Një tifoz në gjendje të rëndë bën që të shtyhet ndeshja e divizionit të tretë në Angli Burnsley- Burton, që duhej të niste në orën 16:00. Në një kohë kur gjyqtari dhe skuadrat kishin dalë nga tuneli dhe po bëheshin gati të niste loja, një fans i skuadrës vendëse, që ndodhej pas portës është ndier keq dhe ka mbetur për shumë minuta në tokë pa ndjenja.

Në momentin kur është kuptuar se gjendja ishte serioze, u vendos që të mos niste ndeshje, për të bërë të mundur uljen e një helikopteri për të transportuar me urgjencë të sëmurin në spital. Zyrtarët e ndeshjes ishin të mendimit që nuk mund të krijoheshin kushtet e nevojshme që ndeshja të luhej, ndaj u tërhoqën përfundimisht në dhomat e zhveshjes. Nuk dihet nëse tifozi arriti t’i mbijetonte problemit shëndetësor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?