Hellas Verona mohon ofertën për Skukën, por e ndjek një ekip tjetër

Xhuliano Skuka vijon të jetë në qendër të merkatos së dimrit. Për sulmuesin e Partizanit është përfolur se ka oferta nga disa klube të Seria A, veçanërisht nga Verona. Së fundmi tjetër media ka hedhur dritë për të ardhmen e bomberit dibran. Bëhet fjalë për “hellaslive.it” që raporton se Verona nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për Skukën.

Kjo media shumë pranë klubit italian raporton se: “Nga sa mësuam, sulmuesi shqiptar Xhuliano Skuka është ndjekur nga stafi i Veronës, por asnjëherë nuk është diskutuar për blerjen e mundshme të tij.

Lecce është interesuar për të dhe në këtë mënyrë Partizani po përpiqet të rrisë çmimin, rreth 1 milionë euro plus 20 përqind të kartonit. Një operacion që klubi i Veronës nuk e ka nisur dhe as nuk do ta niste me kushte të tilla”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhuliano Skuka është një nga lojtarët më të përfolur për t’u larguar në këtë merkato dimri. Ofertat për sulmuesin dibran nuk kanë munguar, megjithatë ende s’ka asgjë zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?